Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, sot ka takuar zëvendëskryeministren e Kosovës, Emilja Rexhepi.
Në këtë takim u diskutua për situatën e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve joshumicë.
“Diskutuam zbatimin e legjislacionit përkatës dhe nevojën e konsolidimit të mekanizmave koordinues të Qeverisë për të drejtat e njeriut”, shkroi Szunyog.
Ndër të tjera, Szunyog e Rexhepi biseduan edhe për nevojën për të rritur ndihmën për grupet e cenueshme, përfshirë fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara, riaktivizimin e komisionit të verifikimit të diplomave, dhe emërimin e drejtorit të Zyrës për Çështjet e Komuniteteve.
“Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në avancimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve”.