Ad image

Sot mblidhet Kuvendi, në rend dite edhe pika që po e kundërshtojnë veteranët

Kosova News
Kosova News 09:03 -14/06/2022

Kuvendi i Kosovës do të mblidhen për të përfunduar pikat që mbetën nga seancat e kaluara.

Në seancën që do të fillojë nga ora 13:00, në rend të ditës është edhe votimi për ligjin që përcakton pagën minimale. Këtë pikë po e kundërshtojnë fuqishëm veteranët e UÇK-së me ankesën se nuk janë përfshirë në këtë ligj. Përveç tyre, as opozita nuk e ka mbështetur dhe kanë kërkuar që të hiqet nga rendi i ditës kjo pikë.

Këto janë të gjitha pikat që do të shqyrtohen sot:

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5, 11, 13 maj dhe 6 qershor 2022:

5.Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,

Shpërndaje