Kryeqyteti i Bullgarisë, Sofja, hapi sot dyert për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani u prit në takim nga Yordanka Fandakova, kryetare e Sofjes, e cila e nderoi presidenten e Kosovës me çelësin e qytetit.
Patëm një shkëmbim të këndshëm për transformimin e Sofjes në një qendër inovacioni dhe mënyrat për të forcuar bashkëpunimin me qytetet anembanë Kosovës” shkroi Osmani në Twitter, duke ndarë edhe fotografi nga takimi.
Theksojmë se në kuadër të vizitës zyrtare në Bullgari, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar ushtrinë bullgare në shenjë mirënjohjeje për kontribuutin e dhënë në Kosovë gjatë kohës së luftës.
Në këtë ceremoni presidentja Osmani ka thënë se edhe pse Bullgaria nuk ishte ende anëtare e NATO-s ajo ishte në anën e Kosovës.
I was welcomed by the Mayor of Sofia, Yordanka Fandakova and had the honor to be presented with the key to the city.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 3, 2022
We had a pleasant exchange on the transformation of Sofia into an innovation hub & ways to bolster cooperation with cities across Kosovo. ???? pic.twitter.com/TCeFZ7W9UA