Ad image

Schallenberg nesër viziton Kosovën

Kosova News
Kosova News 18:26 -13/06/2022

Shefi i diplomacisë austriake, Alexander Schallenberg, do të arrijë të martën për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani në orën 10:00, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Tash për tash nuk dihet nëse zyrtari i lartë i shtetit austriak do të ketë takime të tjera me krerët të institucioneve të Kosovës./kp/

Shpërndaje