Profesori dhe opinionisti Sadri Ramabaja ka reaguar për situatën e krijuar në veri të vendit ditëve të fundit.
Ai ka thënë se Donbasi serbo-rus në veriun e Kosovës nuk kalon, sepse një gjë e tillë është e rrezikshme jo vetëm për vendin tonë, por edhe për paqen në rajon e Evropë.
Ramabaja e ka quajtur Vuçiqin imitator i “moderuar” i Millosheviqit, ndërkohë, që sipas tij, po imiton mirë edhe Hitlerin.
Reagimi i plotë i Ramabajës:
Donbasi serbo-rus në veriun e Kosovës nu kalon
Aleksander Vuçiqi si imitator i “moderuar” i Milosheviqit, ndërkohë po imiton mirë edhe Hitlerin.
Hitleri ia arriti ta impononte në Konferencën e Mynihut (1938) marrëveshjen që i jepte fund krizës së Sydetenit. Ai e kishte përshkallëzuar në at masë konfliktin, sa në konferencë imponoi planin e Hohsbahut që për objektiv kishte izolimin dhe shkatërrimin e Çekosllovakisë.
Përmes masakrës dhe pastrimit etnik Beogradi më 4 shkurt 2000 krijoi shtratin e Donbasit të tij. Më pas përmes imponimit të të ashtuquajturës Marrëveshje të Brukselit (2013/2015), krijoi “Sydetenin” e vetë. Duke imponuar projektin e tij, po pretendon jo vetëm ta izoloi Qeverinë e Kosovës, por edhe të imponoi marrëveshje me karakter ndërkombëtar, shembullin e asaj të Mynihut 1938, që tumirë aneksimin e veriut.
Donbasi serbo-rus në veriun e Kosovës sjell në këtë pjesë të Evropës Juglindore vet Rusinë!
Ky projekt cënon rënd interesat jetike të kombit tonë, por ai njëkohësisht është i rrezikshëm, jo vetëm për paqen në rajon, por edhe në Evropë.
Stop hitlerit të Ballkanit!