Ad image

PDK kërkon dorëheqjen e Aliut: Qeveria Kurti abuzive dhe jo transparente

Jeton Sopa
Jeton Sopa 15:36 -03/06/2022

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Infrastrukturës, Liburin Aliu. Shkak për këtë kërkesë të partisë më të madhe opozitare është siç thonë keqpërdorimi i 9 milionë eurove nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e cila ka lidhur 42 kontrata njëburimore, pa konkurrencë dhe pa procedura, transmeton KosovaNews.

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Infrastrukturës, Liburin Aliu. Shkak për këtë kërkesë të partisë më të madhe opozitare është siç thonë keqpërdorimi i 9 milionë eurove nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e cila ka lidhur 42 kontrata njëburimore, pa konkurrencë dhe pa procedura.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha në një konferencë për media e ka cilësuar pushtetin aktual si abuziv dhe jo transparent.

Sipas saj, Ministria e Infrastrukturës e udhëhequr nga Liburn Aliu, për një vit, ka lidhur 42 kontrata për punë shtesë, të cilat nuk janë zhvilluar përmes procedurave të rregullta të prokurimit.

Ajo tha se për këto keqpërdorime kanë folur si PDK edhe gjatë muajit prill.

Hoxha: Ministria e Infrastrukturës ka lidhur 42 kontrata njëburimore pa procedura të prokurimit

“Ministria e udhëhequr nga Liburin Aliu për një vit ka lidhur 42 kontrata njëburimore, të cilat nuk janë zhvilluar përmes procedurave të prokurimit, rrjedhimisht 9 milionë euro të taksapaguesve të Kosovës janë dhënë nga pushteti i Albin Kurtit përmes kësaj ministrie në 42 kontrata njëburimore, qofshin ato për punë shtesë apo kontrata të tjera. Pa konkurrencë e pa procedura gjë që shpjegon natyrën e këtij pushteti abuziv, jo transparent dhe që nxit korrupsionin e keqpërdorimin… Kjo padyshim që na lë të mendojmë se mund të jetë një sipërmarrje e dyshimtë korruptive për të cilën ekipet tona të juristëve kanë evidentuar një numër të konsiderueshëm të shkeljeve”, tha ajo.

Hoxha kritikoi Qeverinë për heshtje ndaj këtyre dyshimeve të bazuara dhe theksoi se PDK do të vazhdojë të kërkojë llogaridhënie dhe përgjegjësi ndaj akterëve të përfshirë në këto afera.

Hoxha: Nuk ka pasur përpjekjeve nga qeveria për të dhënë shpjegime për këto dyshime

“Nuk ka pasur asnjë përpjekje të vetme serioze nga Qeveria dhe të gjithë akterët e saj dhe ministrat në fjalë për të dhënë shpjegime për dyshimet e kësaj natyre. Pra, as llogaridhënie, as transparencë e as përgjegjësi. Në rrethana të tilla kur një ministri e rëndësishme siç është ajo e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është shndërruar në mjedis ekskluziv për korrupsion e abuzim nga pushteti, dhe kur dyshimet tona të bazuara si dhe dyshimet fakto grafike të prezantuara edhe nga mediat e lira hulumtuese tashmë e kanë nxjerrë në pah atmosferën korruptive që mbretëron në ministrinë e drejtuar nga Liburn Aliu, e cila atmosferë ka protagonistë të veçantë me emër e mbiemër, jo vetëm që s’kemi parë llogaridhënie e përgjegjësi, por kemi parë një mësymje të pushtetit për të legjitimuar e amnistuar këta protagonistë, gjë që flet qartë se këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me emra të përveçëm, por më një sipërmarrje politike qeveritare që është e prirur për korrupsion e abuzim”, tha Hoxha.

Hoxha kërkoi nga ministri Aliu që të jap dorëheqje duke lënë mundësinë për hetime.

Hoxha: Aliu të jap dorëheqje morale

“Më e pakta që mund të bëjë ministri Aliu të jap dorëheqje morale dhe të lë mundësi për hetimet në këtë fushë”, u shpreh ajo. / KosovaNews/

Shpërndaje