KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PDK-ja: Po diskriminohen veteranët e luftës
Politikë

PDK-ja: Po diskriminohen veteranët e luftës

Kosova News
Kosova News 11:20 -06/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, në një konferencë për media, ka thënë se Projektligji për përcaktimin e Pagës Minimale është i papranueshëm për PDK-në, pasi është diskriminues, konfirmon KosovaNews.

Qalaj kërkoi që paga minimale të jetë 350 euro dhe të bëhet plotësim ndryshimi i Projektligjit për Pagën Minimale. PDK-ja e konsideron të papranueshme lënien anash nga ky projektligj të disa kategorive shumë të ndjeshme, siç janë të verbrit dhe njerëzit me sëmundje të paralizës, të cilët nuk ndihmohen pothuajse fare nga shteti, si dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Partia Demokratike e Kosovës kërkon që sot të mos votohet fare ky projektligj, të tërhiqet në Qeveri, pastaj të plotësohet me këto kategori. Po ashtu, kërkojmë që lartësia e pagës minimale të ngrihet në 350 euro, sepse shuma prej 250 eurosh nuk mjafton as për gjërat elementare të shumicës së kategorive të cilat do të futen në këtë pagë minimale”, tha Qalaj.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka bërë një propozim në mënyrë arbitrare pa u konsultuar fare me Këshillin Ekonomiko-social, i cili në bazë të Ligjit të Punës duhet të japë propozimin për pagën minimale në Kosovë.

“Qeveria duke u sjellë në mënyrë arrogante ka propozuar që paga minimale të jetë 250 euro, mirëpo ka përjashtuar shumë kategori të rëndësishme të vendit. Ju e dini që premtimet e kryeministrit të tashëm Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore, kanë qenë që paga minimale të jetë 350 dhe me këtë ka bërë kampanjën kudo dhe ka marrë mbështetjen gjerë të masave popullore. Ndërsa me anë të këtij projektligji propozon ngritjen e pagës minimale në 250 euro, pagë e cila nuk i plotëson as për së afërmi nevojat  e qytetarëve të Kosovës, duke pasur parasysh që zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në vend me ngritjen enorme të çmimeve, sidomos të produkteve bazike që prekin direkt qytetarët e Kosovës”, ka thënë Qalaj, njofton zyra për informim e PDK-së.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë

Haradinaj: Nuk jemi konsultuar ende, por jemi për një zgjidhje – presim ofertë nga Kurti

Krasniqi: Uroj që Kushtetuesja ta hedhë poshtë sa më parë insistimin antikushtetues për votim të fshehtë

Izmaku: Nëse merret vendim për votim, ne votojmë – presim vendimmarrje politike në tavolinë

Haxhiu: Tërhiqem nëse s’i marr 61 vota të fshehta

TAGGED: diskriminim, Ligji, Veteranet
Kosova News 06/06/2022 06/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Policia konfirmon raportimin e KosovaNews: Telefonata për bombë në Kuvend, ka ardhur nga Serbia
22:46 -05/07/2025
Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë
22:34 -05/07/2025
2 gola, 2 kartonë të kuq, 2 lëndime – Drama i takon PSG-së, kualifikohet në gjysmëfinale, Bayern Munchen kthehet në Gjermani
22:25 -05/07/2025
Historike, parisienët notuan në lumin Sena për herë të parë në më shumë se 100 vjet
22:08 -05/07/2025
Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luftën në Ukrainë
22:06 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?