Ad image

PDK dhe AAK kërkojnë largimin e ligjit të pagave nga rendi i ditës

Alban Begolli
Alban Begolli 12:56 -06/06/2022

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale.

Abelard Tahiri nga PDK ka kërkuar largimin nga rendi i ditës ligji për pagën minimale.

Edhe lideri AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që ligji të tërhiqet nga procedimi për votim.

Armend Muja nga VV tha se Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale, të vazhdohet më procedurë siç është parashikuar.

Arben Gashi nga LDK, ka kërkuar që Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale, të hiqet nga rendi i ditës.

TAGGED: , ,
Shpërndaje