Ad image

Pasuria e Presidentes Vjosa Osmani

Alban Begolli
Alban Begolli 16:35 -14/06/2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ajo ka deklaruar se në emër të saj ka një banesë të papërfunduar me sipërfaqe 83.51 m2, e cila kap vlerën 42.500 euro.

Po ashtu te pasuria e paluajtshme dy shtëpi, e një banesë me garazh figurojnë në emër të bashkëshortit të saj. Njëra shtëpi kap vlerën 120 mijë euro, tjera 180 mijë, ndërsa banesa ka vlerën e 70 mijë euro.

Si presidente e Kosovës pagë vjetore ka deklaruar 32.922 euro, kurse mëditje nga udhëtimet merr 6 mijë e 223 euro në vit.

Bashkëshorti i saj ka deklaruar se ka 37.855 euro në vit të cilat i merr nga buxheti i Kosovës dhe 8.500 euro i merr qira nga patundshmëria në Adelaide të Australisë.

Presidentja Vjosa Osmani gjithsej para të gatshme ka deklaruar se i ka gjithsej 35 mijë e 721 euro në Raiffaisen Bank dhe 6 mijë 774 dollarë.

Sipas deklarimit të saj në AKK bashkë me bashkëshortin e saj, janë në borxh 87.900 euro për shtëpinë në lagjen luksoze Marigona Hill. Ndërsa edhe 10.000 euro të tjera ka deklaruar se janë në borxh për parcelën në Lagjen e Gjelbër

TAGGED:
Shpërndaje