Të Shtunën, më 25 mars në qytezën, piktoreske Barbing, pranë qytetit historik dhe universitar Regensburg, në Landin e Bavarisë, është mbajtur Kuvendi i Parë themelues i Degës së Partisë GUXO për Gjermani . ku bashkëkryetarë u zgjodhën Berlind Gajraku dhe Luan Gacaferi, shkruan KosovaNews.
Në Kuvendin themelues morën pjesë edhe drejtues të partisë GUXO nga Kosova, në mesin e tyre ; Donika Gërvalla, prof.dr.Rexhep Gjergji, Dr. Haxhi Avdyli, Burim Meta, etj.
Në atmosferë solemne, në praninë e delegatëve dhe mysafirëve të shumtë nga Gjermania, Kosova, Belgjika dhe Zvicra, u bë edhe një hap i rëndësishëm drejtë masivizimit dhe shpërndarjes së Partisë GUXO në Evropë.
Pastaj janë zgjedhur nënkryetarët dhe kryesia e Partisë GUXO Dega Gjermani.
Bashkëkryetarë:
1 Berlind Gajraku
2 Luan Gacaferi
Nënkryetarë:
1 Xhemajl Hoxha
2 Valdet Rudi
3 Tahir Shabani
4 Agim Pelaj
Anëtarët e kryesisë:
1 Agim Krasniqi
2 Skender Ismajli
3 Qaush Hoxhaj
4 Gazmend Misimi
5 Daut Hetemi
6 Kujtim Hoti
7 Nexhat Nezir Nebihi
8 Nexhmije Shabani
9 Reshadi Gacaferi
10 Gentiana Hoxha
11 Edona Hoxha
12 Merisa Vuthaj
13 Halil Kameraj
14 Bashkim Latifi
Sekretar dhe administrator:
Valdet Rudi
Në Kuvendin e mbajtur, ku merrnin pjesë rreth 80 delegatë, me aklamacion , të pranishmit njëzërit zgjodhën për kryetar të Dege të Partisë GUXO, Berlind Gajrakun dhe Luan Gacaferin .
Dega e Partisë GUXO, në Gjermani është themeluar pas simotrave në Belgjikë e Zvicër.
Themelimi i Degës së Partisë GUXO në Gjermani, është kurorëzim i angazhimit dhe punës së pandërprerë 6 mujore të Këshillit Inicues për themelimin Partisë GUXO në Gjermani, e veqanërisht, veprimtarëve dhe aktivistëve të dalluar, zotërinjve, Xhemajl Hoxhaj dhe Valdet Rudi.