Ministri i Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey do të qëndrojë gjatë ditës së sotme për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Gjatë qëndrimit në vendin tonë ministri britanik do të takohet me presidenten Vjosa Osmani.
“Në orën 13:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim z. James Heappey, Ministër i Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Presidenca.
Kujtojmë se Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar kanë bashkëpunim të mirë në fushën ushtarake dhe vitin e kaluar kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për bashkë-zbarkime të forcave të të dyja vendeve në misione ushtarake jashtë këtyre dy shteteve.
