Ad image

Ministri grek: Me Kurtin kishim shkëmbim pikëpamjesh mbi bashkëpunimin ekonomik dhe energjetik

Alban Begolli
Alban Begolli 12:22 -09/06/2022

Kryeministri i Kosovës është kthyer në Kosovë pas vizitës të cilën e kishte në Britaninë e Madhe dhe është takuar me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Si temë është diskutuar edhe çështja e energjisë dhe bashkëpunimi ekonomik në mes të Kosovës dhe Greçisë.

Përmes një postimi në Twitter, kryediplomati grek, ka thënë se e ka përmbyllur vizitën zyrtare në Kosovë duke u takuar me Kurtin.

Sigurisht, është folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, si dhe perspektivën evropiane.

“Në përfundim të vizitës sime në Prishtinë, takova kryeministrin kosovar Albin Kurti, për një shkëmbim të frytshëm pikëpamjesh mbi mënyrat e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe energjetik, zhvillimet e fundit në dialogun Beograd-Prishtinë dhe rrugën e Balkanit Perëndimor për në BE”, ka shkruar ai të enjten.

Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet – por ka qasje konstruktive në rrafshin politik e sidomos atë ekonomik./KosovaNews/

Shpërndaje