Në Kuvendin e Maqedonisë po mbahet debat për propozimin francez për zgjidhjen e kontekstit me Bullgarinë, të cilët prej kohësh kanë mospajtime për çështjen e gjuhës, të identitetit, e të së kaluarës historike, që kanë bllokuar integrimin e mëtejshëm e Maqedonisë së Veriut në BE.
Deputetëve të Maqedonisë së Veriut me një fjalim ju drejtua edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila garantoi deputetët maqedonas se propozimi francez garanton qartë gjuhën maqedone si gjuhë zyrtare, si dhe identitetin e popullit maqedonas.
Tani para deputetëve është duke ju drejtuar kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, i cili tha se pret nga deputetët të jenë në nivelin e detyrës, që diskutimet e tyre të jenë frytdhënës.
Nga ana tjetër, sikundër bën të ditur korrespodenti i RTK-së, Besnik Hiseni, për “Info Plus”, kryetari i opozitës në një konferencë për medie theksoi se për të filluar negociatat nevojiten ndryshime kushtetuese, duke paralajmëruar se nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese që nevojiten 2/3 e deputetëve.
Ndërkaq para pak çastesh përmes postimit në Facebook për këtë çështje është paraqitur edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, i cili tha se kemi mbi supet përgjegjësi madhore për të vendosur se a do të vazhdojë vendi ynë drejt rrugës së integrimit, duke inkurajuar deputetët që të vendosin në të mirë të vendit drejt integrimeve evropiane.
Vlen të theksohet se të gjitha partitë shqiptare mbështesin propozimin francez dhe do të votojnë për miratimin e tij.