Arlind Manxhuka, zëdhënës i subjektit më të madh politik në vend Lëvizjes Vetëvendosje, nëpërmes një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se sulmet kundër ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu po bëhen edhe për shkak se ai ndali një keqpërdorim të rëndë financiar që vazhdoi mbi dy dekada.
“Terminali në Han të Elezit ka qenë i bllokuar për gjithë këto vite nga një operator privat ekonomik deri në ardhjen e Qeverisë Kurti, përkatësisht ministrit Liburn Aliu”, ka shkruar Manxhuka.
Ai ka rikujtuar se ky terminal operonte duke krijuar të hyra të mëdha financiare ditore, mujore e vjetore, ndërsa shteti nuk kishe ndërmarrë asnjë veprim për vënien e tij nën rregullin juridik.
“Çdo maunë që ka hyrë prej andej ka paguar 40 euro. Imagjinoni vet vetëm të hyrat ditore, pastaj ato javore, mujore e vjetore e 20 vjeçare”, ka shkruar ai, duke shtuar se kjo është një arsye se përse pse sulmohet kaq shumë ministri Aliu e Qeveria Kurti përgjithësisht. /Kosovanews/