Ad image

LDK-ja e refuzon ftesën e Kurtit për takim

Kosova News
Kosova News 17:03 -20/10/2022

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Kurti për të premten.

“Për temën e dialogut, Kryeministri i Kosovës duhet të raportojë vetëm në Kuvendin e Kosovës. Aty LDK do t’i ritheksojë dhe qëndrimet e saja. Ky ka qenë dhe dakordimi i liderëve nga takimi paraprak”, thuhet në përgjigjen e LDK-së.

Sipas partisë së Abdixhikut, marrëveshja finale me Serbinë duhet të bëhet vetëm rreth njohjes reciproke

“Për LDK-në, marrëveshja finale me Serbinë duhet të bëhet vetëm rreth njohjes reciproke. Në këtë marrëveshje të njohjes, rendi kushtetues, integriteti territorial e sovraniteti i vendit janë të panegociueshme”.

Shpërndaje