Duke e shpërndarë videon e publikuar ditë më parë nga mediumi KosovaNews, shefjra e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila, ka reaguar pas fjalimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në seancën e Kuvendit të Serbisë, lidhur me lirimin e Albin Kurtit nga burgu i Serbisë, pas përfundimit të luftës në Kosovës.
Vuçiq gjatë dy ditëve të kaluara në një seancë të veçantë të Kuvendit të Serbisë për Kosovën disa herë ka shprehur keqardhjen që Kurti nuk është ende nëpër burgjet serbe dhe që është liruar.
“Presidenti i Serbisë ndien keqardhje në Parlamentin serb, pse ish presidenti i ish-Jugosllavisë e kishte liruar nga burgu të burgosurin politik, Albin Kurti, tani kryeministër i Kosovës.
Putini në Rusi, dhe ngjashëm Vuçiqi në Serbi i duan kundërshtarët e tyre në burg”, shkruan Kusari-Lila, në postimin në Twitter ka etiketuar shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
President of 🇷🇸 regrets at 🇷🇸Parliament, why fmr President of FRY released then the political prisoner, now 🇽🇰 PM @albinkurti from prison.
— Mimoza Kusari 🇽🇰🇺🇦 (@mimozakusari) February 3, 2023
Putin in 🇷🇺 and Vucic in 🇷🇸, similarly want their political opponents in prison.@MiroslavLajcak @JosepBorrellF
pic.twitter.com/soJaULWTEK