Ad image

Kurti: Në fund të vitit aplikojmë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

Alban Begolli
Alban Begolli 12:46 -10/06/2022

Në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ka bërë të ditur se Kosova në fund të këtij viti do të aplikojë për statusin e vendit si kandidat për anëtarësim në BE, transmeton KosovaNews.

Në lidhje me proces, kryeministri Kurti kërkoi mbështetjen e Gjermanisë

“Në përputhje me premtimet dhe perspektiven evropiane po punojnë për përmbushjen e reformave për anëtarësim në BE. Do të vazhdojmë edhe me aspiratën tonë për statusin e kandidatin për BE ku planifikojmë të aplikojmë në fund të këtij viti”, ka thënë ai.

Kurti po ashtu deklaroi se me kancelarin gjerman kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe për procesin e Berlinit.

“Sa i përket dialogut, i tregova se jemi treguar palë e përkushtuar por se Serbia po vazhdon të bllokojë zgjidhjet që ofrojmë, edhe për procesin e Berlinit. Në këtë proces Kosova po tregon përafrimin e saj me politikat e BE-së”, u shpreh Kurti./KosovaNews/

Shpërndaje