Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se ndihet i nderuar që u prit sot nga presidenti turk, Recep Tayip Erdogan në Stamboll.
Kurti përmes një cicërime në Twitter tha se e falënderoi Erdoganin për mbështetjen e pakushtëzuar të Turqisë për Kosovën ndër vite.
Lexo po ashtu:
Në këtë takim është diskutuar edhe për intensifikimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Turqisë në fushën e investimeve, tregtisë dhe sigurisë.
“I nderuar që u prita nga Presidenti Erdogan sot në Stamboll. E falënderova për mbështetjen e pakushtëzuar të Turqisë për Kosovën ndër vite. Ne ramë dakord që të intensifikojmë më tej bashkëpunimin tonë, veçanërisht në fushat e investimeve, tregtisë dhe sigurisë”, shkroi Kurti.
Lexo po ashtu: