Ad image

Kurti: Besimi i qytetarëve do të na përcjellë, kemi bërë punë të sinqertë dhe serioze

Kosova News
Kosova News 17:08 -12/06/2022

Kryeministri Albin Kurti, njëherësh kryetar i VV-së, ka mbajtur konferencë për media me rastin e shënimit të përvjetorit të themelimit të kësaj partie.

12 qershori, siç thotë ai, kremtohet dyfish. “Së pari si Dita e Çlirimit dhe paqes. 23 vjet më parë në Kosovë aeroplanëve të NATO-s iu bashkëngjit edhe këmbësoria e NATO-s. Por, gjithashtu, 6 vjet më vonë prej asaj dite e themeluam LVV dhe një 17-vjeçar i jashtëzakonshëm i rrugëtimit ka ndodhur për të gjithë ne së bashku”.

“Ky 17 vjetor për herë të dyte na gjen në qeverisje, edhe 16 vjetorin e patëm festuar në qeverisje, gati një vit e 3 muaj duke lëvizur gjërat për të mirë e përpara në republikën tonë”.

Përkundër sfidave, Kurti thotë se me dije e me plane kanë arritur të bëjnë më të mirën.

“Në një vit qeverisje e kemi bërë prerjen e qartë me të kaluarën e kemi dëshmuar se ka qeverisje alternative, tjetër prej asaj që kemi pare në të kaluarën. Ka dëshmuar se mund të qeveriset mirë e dëshmohet progres në Republikën tonë”.

“Besimi i qytetarëve do të na përcjellë edhe më tutje, sepse tashmë është parë puna jonë e sinqertë dhe serioze”.

Shpërndaje