Ad image
Scholz

Kryeministri Kurti publikon fotografi të pritjes së kancelarit  Scholz

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 10:42 -10/06/2022

Ditën e sotme, më 10 qershor, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz e ka nisur vizitën e tij të parë në Ballkanin Perëndimor. Shteti i parë që po e viziton është Kosova, me ç’rast e ka filluar takimin me kryeministrin Albin Kurti, si dhe së bashku do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Scholz në Kosovë, përveç takimeve me krerët institucionalë, pritet të vizitojë edhe trupat gjermane në kuadër të KFOR-it.

Fokusi i udhëtimit do të jetë perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe kontributi i Gjermanisë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti bashkë me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kanë dalë për ta pritur kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Aeroportin e Prishtinës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 4 maj ishte në Gjermani për një vizitë zyrtare me ftesë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz.rt.

Shpërndaje