Ad image

Kryeministri Kurti priti në takim Christopher Hyland

Jeton Sopa
Jeton Sopa 13:46 -30/05/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me Christopher Hyland, bashkëpunëtor i afërt me ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe udhëheqës i fushatës së tij presidenciale.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me Christopher Hyland, bashkëpunëtor i afërt me ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe udhëheqës i fushatës së tij presidenciale.

Kryeministri Kurti e falënderoi Hyland për dedikimin e tij të gjatë ndaj Kosovës dhe paqes së qëndrueshme në rajon, duke qenë edhe një nga personat e parë që e solli çështjen e Kosovës në vëmendjen e atë kohë presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, thuhet nw komunikatë për media.

Me Hyland, kryeministri Kurti foli për rëndësinë e veçantë të marrëdhënieve dhe raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos në rrafshin e zhvillimit ekomomik nëpërmjet investimeve potenciale të investitorëve amerikanë në Kosovë dhe në atë të sigurisë dhe paqes në Ballkan për shkak të rreziqeve që agresioni i paprovokuar rus ndaj Ukrainës mund të paraqes për rajonin.

“Këto dyja ishin edhe fokusi kryesor i vizitës sime në ShBA dhe do të vazhdojnë të jenë prioritete tona”, ka thënë Kurti.

Shpërndaje