Kryeministri Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin Bislimi pritet të zhvillojnë nesër në Prishtinë një drekë pune me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajmin për KosovaNews e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Kryeministri Kurti së bashku me zëvendëskryeministrin Bislimi do të zhvillojnë nesër një drekë pune në Prishtinë me emisarin Lajçak”, u shpreh Kryeziu\KosovaNews.