Ad image

Kongresisti amerikan Torres: Serbia satelit i Rusisë, Kosova mike e SHBA-së

Kosova News
Kosova News 18:35 -31/05/2022

Kongresisti amerikan Ritchie Torres, ka reaguar pasi Serbia ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me Rusinë për furnizim me gaz rus.

Torres në një postim në Twitter ka shkruar se nuk duhet harruar që Serbia është satelit i Rusisë e Kosova është mike e palëkundur e SHBA-së.

“Duhet kujtuar se Serbia është satelit për Rusinë, ndërsa Kosova është mike e vazhdueshme e SHBA-së. Ne në SHBA kurrë nuk duhet të harrojmë se cilët janë miqtë tanë të vërtetë”, ka shkruar Torres. /koha/

Shpërndaje