KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Këshilltari i presidentes Osmani ia numëron Petkoviqit shkeljet e Serbisë: Petre, mos leh – Serbia shkeli…
Politikë

Këshilltari i presidentes Osmani ia numëron Petkoviqit shkeljet e Serbisë: Petre, mos leh – Serbia shkeli…

Kosova News
Kosova News 09:57 -25/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Blerim Vela, shefi i stafit në Kabinetin e presidentes Vjosa Osmani, ia ka numëruar kryenegociatorit serb Petar Petkoviq shkeljet që Serbia ua ka bërë ndër vite marrëveshjeve të Brukselit.

Të hënën, presidentja Osmani në Twitter shkroi se për 24 orë Serbia i ka bërë dy shkelje të marrëveshjeve të fundit, duke ndërhyrë në zgjedhje dhe duke lobuar e votuar kundër pranimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës. 

Petkoviqi i reagoi duke thënë se “kur Osmani përmend shkeljet e Marrëveshjes së Brukselit, me gjasë i referohet Asociacionit të komunave serbe”.

“Obligimet e Prishtinës në këtë aspekt përshkruhen në 6 paragrafët e parë të marrëveshjes dhe deri sot, 10 vjet më pas, rezultati është zero. Guximi i Osmanit që të predikojë për shkelje të Marrëveshjes së Brukselit është absurd, por absurditeti është fjala më e mirë për ta përshkruar filozofinë politike në Prishtinë. Zgjedhjet e djeshme e konfirmuan këtë”, ka shkruar më tej Petkoviq në mbrëmjen e së hënës.

E në përgjigjen e tij, Vela i ka thënë Petkoviqit se me votën kundër aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Serbia ka shkelur nenin 4 të Marrëveshjes së Brukselit dhe se duhet të ndëshkohet.

“Petre, mos leh! Dje Serbia shkeli nenin 4 të Marrëveshjes së Brukselit që përcakton qartë: ‘Serbia s’do ta kundërshtojë pranimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare’. Vota juaj kundër aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës duhet të penalizohet. Kur bëhet fjalë për marrëveshjet e mëhershme, lista e shkeljeve të Serbisë është shumë e gjatë: vula doganore, diplomat universitare, IBM dhe lëvizja e lirë, letërnjoftimet dhe targat e veturave, dokumentet e kadastrit, energjia, zgjerimi i zyrave ndërlidhëse me staf shtesë”, ka shkruar Vela në Twitter në përgjigje.

Petre, stop barking!

Yesterday, Serbia violated article 4 of the Brussels agreement that clearly stipulates:

“Serbia will not object to Kosovo’s membership in any international organisation.”

Your vote against Kosovo’s application at Council of Europe should be penalized!

1/2 https://t.co/MYXMoZ40mj

— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 25, 2023

Një ditë më parë, aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës u pranuaa në Komitetin e Këshillit të ministrave të këtij trupi dhe i është bartur Asamblesë Parlamentare për përgatitjen e opinionit dhe rekomandimit. Në fazën e parë drejt pranimit të aplikimit të Kosovës pro kanë votuar 33 shtete të Këshillit të Evropës, ndërsa Serbia u është bashkuar Azerbajxhanit, Qipros, Gjeorgjisë, Hungarisë, Rumanisë e Spanjës në votën kundër. E në procesin e votimit abstenuan Sllovakia, Greqia, Bosnjë-Hercegovina, Armenia dhe Ukraina.

Çka përfiton Kosova nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës?

Gjithashtu lexoni:

Osmani u kërkon liderëve të BE-së heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës: Po ndëshkohet vendi më proevropian

Presidentja Osmani takon kryeministrin e Maltës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë

Presidentja Osmani: Kosova, e hapur të diskutojë me Britaninë për pranimin e migrantëve të refuzuar

Kurti takon Papandreoun, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit bilateral

Gërvalla: Fushatat e orkestruara kundër Faton Pecit, janë produkt i krimit të organizuar dhe përfaqësuesve e pronarëve të bizneseve mediatike

Kosova News 25/04/2023 25/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Fri
11 °C
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

BE-ja: Veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, rrezik për përshkallëzim
20:43 -16/05/2025
Osmani u kërkon liderëve të BE-së heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës: Po ndëshkohet vendi më proevropian
20:39 -16/05/2025
Berisha: Më 11 maj u përdorën bandat dhe zgjedhjet u plaçkitën
20:12 -16/05/2025
Rama pas përfundimit të Samitit: Ditë e frytshme, vendosëm për investime në disa sektorë
19:44 -16/05/2025
Presidentja Osmani takon kryeministrin e Maltës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë
19:24 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?