Ad image

​Ischinger përgëzon kancelarin Scholz për “gjuhën e qartë” ndaj Beogradit

Kosova News
Kosova News 10:15 -11/06/2022

Ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Ischinger, njëherësh edhe ish-ambasador i Gjermanisë në SHBA, përgëzoi kancelarin Olaf Scholz për gjuhën e qartë ndaj Beogradit zyrtar për njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton KosovaNews.

Ischinger u shpreh se do të ishte mirë që Kosova të njihej edhe nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që deri më tani nuk e kanë bër ënjë gjë të tillë.

“Bravo Olaf Scholz : Gjuhë e qartë për Beogradin mbi temën e njohjes së Kosovës nga Serbia! Megjithatë, do të ishte më e dobishme nëse të gjitha anëtaret e BE-së do ta njihnin Kosovën së pari: ka ende shumë për të bërë!”, ai.

Kancelari Scholz, përpos se foli për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë vizitës së tij në Prishtinë tha se po punon aktivisht për liberalizim të vizave për Kosovën, mirëpo nuk dha asnjë datë për marrjen e dritës së gjelbër.

Ai gjithashtu përsëriti nevojën për dinamikë të re të Procesit të Berlinit, për çka njoftojë se samiti i radhës do të mbahet në vjeshtën e këtij viti. Ndërsa, nuk ishte i prerë në pyetjen nëse Gjermania përkrah iniciativën “Ballkani i Hapur”.

Shpërndaje