Ad image

Inspektori i AKI-së pyetet për ftesën nga Specialja

Jeton Sopa
Jeton Sopa 13:08 -03/06/2022

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu ka thënë para mediave se inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani është pyetur rreth ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale, transmeton Kosova News.

Por ajo nuk ka dhënë detaje veçse ka theksuar se Ramadani i është përgjigjur ligjërisht ftesës dhe e ka përfunduar procesin intervistues.

Raportimi i Ramadanit është duke vazhduar për çka është thënë se ai po raporton për punën që përfshin periudhën nga korriku i vitit 2021.

Javë më parë, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë njoftoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dërguar fletëthirrje për dëshmitarë për Ramadanin.

Nga Ramadani është kërkuar që “të ofrojë detaje në lidhje me lokacionin e tij fizik dhe gjeografik gjatë kohës se luftës, dhe të ofrojë dokumentacion përfshirë këtu edhe fotografi dhe të dhëna të tjera nga periudha nga 1 janar 1998 deri 31 dhjetor 2000”. 

Shpërndaje