Ad image

Hoti sot me dy kërkesa për Qeverinë, heqja e TVSH-së e rritja e pagave në përputhje me inflacionin

Kosova News
Kosova News 14:02 -25/01/2023

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i ka kërkuar qeverisë që të heq TVSH-në në produktet bazike, të ulët çdo barrë tatimore dhe t’i rrisë pagat në përputhje me inflacionin.

Sipas Hotit, ky është plani i LDK-së, një plan që sipas tij, është në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë.

“Propozimet e LDK-së janë refuzuar deri më tani jo sepse nuk ishin adekuate, por sepse ishin të LDK-së. Kosova meriton më mirë; Kosova mundet më shumë”, është shprehur Hoti.

Shpërndaje