Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti nuk po bëhet assesi rehat dhe vazhdon me kritika nga më të ndryshmet ndaj Qeverisë Kurti.
Kësaj radhe Hoti duket se është “inatosur”, që kryeministri Albin Kurti dhe vartësit e tij po zhvillojnë takime të shumta me liderë të vendeve të ndryshme jashtë vendit, raporton KosovaNews
Madje Hoti, sikur edhe shumë eksponentë të opozitës edhe kësaj herë ka vazhduar të përdorë ShBA-në për të sulmuar me kritika Qeverinë e Kosovës.
“SHBA-ja iu ndërpreu vizitat ministrave për shkak të gjendjes në vend. Ndërsa, Kryeministri, për t’i dhënë mesazh ShBA-së, rri më shumë jashtë se në Kosovë. Vendimin për targat nuk e ndryshon sipas kërkesës së SHBA-së, se jemi vend sovran. Por Drejtorin e Policisë dhe Drejtorin e Operacioneve i dërgon te Shefi i EULEX-it për tu koordinuar për çështje të sigurisë?! Kosovë, ndërsa drejtorin e Policisë dhe të Operacionit po i dërgon te shefi i EULEX-it për tu koordinuar për çështje të sigurisë”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.
Duket se Hotit po i pengon që kryeministri Albin Kurti po zhvillim takime të shumta nëpër vende të ndryshme të botës.
Kurti ditë më parë ishte në Paris, ku edhe është pritur në takim nga presidenti i Francës, Emanuel Macron, ndërsa ka zhvilluar atje edhe takime tjera më zyrtarë të lartë.
Kryeministri Kurti pastaj ishte në Vjenë të Austrisë ku zhvilloi takime të nivelit të lartë dhe mandej edhe në Gjremani pati takime të nivelit të lartë.
E sot Kurti po qëndron për një vizitë zyrtare në Estoni, ndërsa do të pritet në takim nga kryeministrja e Republikës së Estonisë, Kaja Kallas.
Ndërkaq dje Hoti kishte kritika pse Qeveria Kurti i ka kthyer terminalet doganore në pronësi të shtetit.
Sipas tij, tani shpenzimet e terminaleve doganore nuk i paguajnë bizneset, por qytetarët përmes taksave.
“Shihni buxhetin e Doganës së Kosovës për 2023 dhe dy vitet në vijim: 9.1 mil euro do të shpenzohen për renovim të terminaleve doganore. Këto janë taksa të qytetarëve. Me një vlerësim prej 400-500 mijë euro për ndërtimin e një çerdheje, kjo shumë do të mund të shkonte në ndërtimin e 20 çerdheve për fëmijë”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.
Por këtu i ka reaguar ministri i Financave, Hekurah Murati, i cili tha se dikusyh duhet pyetur Hotin se sa çerdhe i kanë ndërtuar me paratë e kursyera nga privatizimi i terminaleve në kohën kur partia e tij ka qeverisur.
“Le ta pyet dikush deputetin Hoti se, sa çerdhe i patën ndërtu me paratë që i paskan kursy nga privatizimi terminaleve gjatë kohës sa ky me partinë e tij kanë qenë në qeverisje. Qeveria jonë po i bën edhe terminalet shtetërore, edhe çerdhet! Ata para nesh, as terminale, por as çerdhe. Madje edhe ato pak çerdhe që ishin ndërtuar nga komunat, i kanë lënë pa staf. U desh të vinte Qeveria jonë, që të alokohej edhe stafi prej 243 personave për të funksionalizuar çerdhet që kishin mbetur të pafunksionalizuara nëpër komuna”, ka shkruar ministri Murati./KosovaNews