Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në 23 vjetorin e Ditës së ÇLIRIMIT TË Kosovës, ka thënë se falë gjakut të dëshmorëve, vendosmërisë e trimërisë së luftëtarëve të UÇK-së, intervenimit të NATO-s, sot Kosova është pjesë e botës së lirë.
“Amaneti i atyre që ranë për lirinë që e gëzojmë sot na obligon ta ruajmë të plotë e ta zhvillojmë Kosovën. Kosovë, urime Dita e Çlirimit!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në “Facebook.