Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Antony J. Blinken, do të marrë pjesë në “Summit of the Americas”, i cili do të mbahet në Los Angeles të ShBA-së, transmeton KosovaNews.
Kjo është hera e parë që Republika e Kosovës përfaqësohet në ketë Samit.
Në marxhinat e këtij Samiti, ministrja Gërvalla do të zhvillojë takime bilaterale me zyrtarë të lartë shtetëror si dhe do të vazhdoj lobimin për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. /KosovaNews/