Të hënën dështoi të mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, pasi nuk kaloi rendi i ditës.
Në sallë ishin 16 deputetë.
Tetë deputetë nga pakicat votuan kundër rendit të ditës, ku pikë e diskutimit ishte shqyrtimi i Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës si dhe shqyrtimi i Projektligjit për markat tregtare, me raport amendamente të Komisionit funksional për Ekonomi, Industri dhe Ndërmarrësi.
Në punët e Kuvendit, Kryesia sot do të mbajë mbledhjen e radhës. Pos shqyrtimit të pikave nga seancat e kaluara, pritet të caktohet edhe data e seancës së re plenare./ksp