Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të PDK-së, Rashit Qalaj, i cili para disa ditësh ka thënë se dorëheqjet e policëve serbë ende nuk janë aprovuar, ndërsa sot ka thënë se policët serbë duhet të kthehen, sepse ka hapësirë ligjore. Deputeti Zyba e ka pyetur deputetin Qalaj çfarë është ky insistim dhe çfarë halli ka? Mos i kanë mbetur shokët jashtë apo si?
“Më 10 nëntor, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, në lidhje me policët serbë të dorëhequr, ka thënë “ende dorëheqjet e tyre nuk janë të aprovuara nga u.d. i drejtorit të Përgjithshëm, mendoj që ka hapësirë dhe nëse ka vullnet nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës që të kthehen…”, ka khënë deputeti Zyba.
Zyba ka thënë se Qalaj sot qenka deklaruar prapë duke thënë se “sa u përket policëve unë mendoj që policët do të kthehen, sepse ka hapësirë ligjore. Me një vendim të qeverisë dhe një marrëveshje në Bruksel që do të negociohet.”
“Çka është ky insistim e hall kështu? A i kanë mbet shokët jashtë apo si?”, ka pyetur Zyba.