Anëetarët e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim gjatë ditë së sotme në Kuvendin e Kosovës do të shqyrtojnë Projektligjin për deklarimin – prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë.
“Do të shqyrtohet Projektligji nr.08/L-108 për deklarimin prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, me raport amendamente të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit”, thuhet në njoftim të Kuvendit.
Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet edhe Projektligji për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit, me raport amendamente të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit;
Deputetët po ashtu do të shqyrtojnë edhe Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës, me raport amendamente të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal./Kosovanews/