Ad image

Bislimi takoi ambasadorin Gargan, diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve Kosovë-Irlandë

Kosova News
Kosova News 19:34 -08/06/2022

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadori jo-rezident i Irlandës për Kosovë Ronan Gargan, kanë biseduar sot gjatë një takimi mbi rritjen e bashkëpunimit ekonomiko-kulturor dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Irlandës dhe Kosovës

Në takim u tha se potenciali i Kosovës në fushën e teknologjisë informatike është mundësi për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe ndër-aktivitetit mes dy vendeve.

Bislimi vlerësoi se është e rëndësishme mbështetja e Irlandës në procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Në takim u bisedua edhe mbi rëndësinë e stabilitetit politik dhe ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe integrimit të rajonit në BE.

Palët theksuan domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve dhe mundësinë e një perspektive të bashkëpunimit kulturor në përafrimin e popujve me njëri-tjetrin./kp/

Shpërndaje