Ad image

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës mbështesin themelimin e Fondit të Konfiskimit në Kosovë

Bekim Morina
Bekim Morina 17:19 -31/05/2022

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, përmes një projekti të financuar bashkërisht kundër krimit ekonomik – PECK III, më 30 maj organizuan një tryezë diskutimi lidhur me themelimin e Fondit të Konfiskimit në Kosovë.

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, përmes një projekti të financuar bashkërisht kundër krimit ekonomik – PECK III, më 30 maj organizuan një tryezë diskutimi lidhur me themelimin e Fondit të Konfiskimit në Kosovë.

Kjo ngjarje u shfrytëzua për të diskutuar për draft koncept dokumentin për themelimin e fondit, të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës, që paraqet praktikat më të mira ndërkombëtare dhe për të dhënë rekomandime në këtë fushë, thuhet në komunikatën për media.

“Ndonëse vlera e përgjithshme e pasurive të konfiskuara në Kosovë është margjinale, puna për themelimin e Fondit të Konfiskimit është një hap në drejtimin e duhur dhe një detyrim që buron nga Agjenda për Reforma Evropiane II e Kosovës”, tha Jarmo Helppikangas, udhëheqës i Seksionit për Sundimin e Ligjit, të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet Ligjore në Zyrën e BE-së në Kosovë.

“Themelimi i Fondit është i rëndësishëm pasi që do të mundësoj që pasuritë e përfituara në mënyrë të paligjshme dhe më pas të konfiskuara të shfrytëzohen për përfitime të shoqërisë. BE-ja dhe Këshilli i Evropës presin të punojnë me institucionet e Kosovës për themelimin e këtij Fondi”.

Përveç përfaqësueseve të Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës, përfaqësuesve të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, agjencive për zbatimin e ligjit, shoqërisë civile, në debat morën pjesë edhe partnerët ndërkombëtarë.

Për më shumë informata rreth Projektit të përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës kundër krimit ekonomik – PECK III, ju lutemi vizitoni faqen e internetit: https://ëëë.coe.int/en/ëeb/corruption/projects/peck3.

Shpërndaje