Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka marrë sot pjesë në manifestimin qendrorë në Bllacë, për nder të Ditës së Çlirimit, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
“I nderuar të festoj sot Ditën e Paqes në kufirin e Maqedonisë së Veriut me Kosovën, përkrah zyrtarëve të Kosovës dhe anëtarëve të komunitetit diplomatik. 23 vjet më parë këtu, shumë kosovarë u kthyen në shtëpi. NATO-ja solli stabilitet dhe prosperitet për Kosovën dhe rajonin”, shkroi ambasadori në një postim në ‘Twitter’.
Krerët e shtetit sot kanë bërë homazhe tek kompleksi memorial “Adem Jashari”, te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, te varri i ish-veprimtarit të Çështjes Kombëtare, Adem Demaçi, si dhe te pllaka përkujtimore e ushtarëve të NATO-s të rënë gjatë shërbimit në KFOR/Kosovanews/.