Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, në një postim në Twitter ,ka reaguar rreth raportimeve të pasakta se kryeministri Albin Kurti, gjatë qëndrimit në SHBA, nuk ishte pritur në Shtëpinë e Bardhë nga këshilltari për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan.
Hovenier ka thënë se është i befasuar me raportimet e pasakta dhe çorientuese të disa medieve sa i përket lokacionit të takimit në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe këshilltarit të Joe Biden, Jake Sullivan.
“U befasova kur pashë disa shkrime të pasakta dhe mashtruese në shtypin lokal në lidhje me vendndodhjen e kryeministrit Albin Kurti gjatë takimit me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan”, shkruan Hovenier.
Ambasadori amerikan në Prishtinë theksoi se ndërtesa e Zyrës Ekzekutive Eisenhower është pjesë e
Shtëpisë së Bardhë.
“Takimet komplekse dhe të nivelit të lartë, duke përfshirë Presidentin, Zëvendëspresidentin dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, mbahen rregullisht atje. Takimet komplekse dhe të nivelit të lartë, duke përfshirë Presidentin, Zëvendëspresidentin dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare mbahen rregullisht atje”, tha ndër të tjera Hovenier.