Ad image

Akuza e kundërakuza në Komisionin për energjinë, kërkohet të ftohet ambasadori Martin Berishaj

Kosova News
Kosova News 18:36 -10/06/2022

Gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë, opozita ka kërkuar që të ftohet edhe ambasadori Martin Berishaj si dëshmitar për t’u intervistuar rreth dyshimeve për keqpërdorim të energjisë elektrike.

Rrezarta Krasniqi nga LDK-ja në fillim të mbledhjes, ka thënë se në listë të dëshmitarëve nuk është futur Martin Berishaj, si dhe ka kërkuar që të shtohen edhe dy dëshmitarë, përfshirë drejtorin e minierave në KEK, Adil Jonuzi dhe drejtorin e burimeve njerëzore në KEK, Fadil Sejdiu.

“Kësaj listës drejtorët e KEK-ut, ish kanë mirë t’iu shtohen Adil Jonuzi, drejtor i minierave në KEK, gjithashtu edhe Fadil Sejdiu, drejtor i burimeve njerëzore në KEK, gjithashtu në këtë listë, ish dashtë të jetë edhe Martin Berishaj, por unë nuk e pashë që është atë ditë e kemi diskutuar me qenë edhe Martin Berishaj”, ka thënë Krasniqi.

Arber Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se në këtë mbledhje është rënë dakord që të votohet lista pa këta emra dhe jo të rritët numri i të ftuarve.

“Realisht ajo ne çfarë po themi të kemi dakordancë për këtë listë, këtu jo me propozimet shtesë, nëse do të ishte ashtu, edhe ne kemi propozime të reja, ajo çfarë propozojmë ne është kjo listë në bazë të dakordancës është kjo çështje”, ka thënë Rexhaj.

Kryesuesi i komisionit, Hajdar Beqa kërkoi nga pozita që Martin Berishaj të ftohet për intervistë gjatë procesit të hetimeve në këtë komision.

“Unë personalisht mendoj që Martin Berisha duhet të jetë domosdoshmërisht pjesë e këtij komisioni edhe duhet me qenë, pjesë e intervistimit, unë me Armend Mujën dhe administratën të shkojmë me bartës të komisioneve, megjithatë nuk përjashtohet mundësia me qenë nga sot nuk mund të përfundoi ky komision pa qenë edhe Martin Berishaj në këtë komision si dëshmitar”, ka thënë Beqaj.

Deputeti Rexhaj ka kërkuar nga opozita që Martin Berishaj të mos ftohet në komisionin hetimor parlamentar të pozitës por në atë që ka kërkuar opozita.

“Janë dy komisione hetimore parlamentare e cilat janë bërë në ujdi në Kuvendin e Kosovës, pozita dhe opozita por, komisioni tjetër i cili ka mandat tre mujor kanë marrë për bazë edhe aty deputetët kanë votuar Martin Berishën dhe Martin Berisha do të shkon në atë komision në cilën çfarë po kërkoni ju me një farë forme ju këtu po doni me bo përralla… u dakorduam në fund e ki edhe në proces verbal që me i thirr bartësit e institucioneve, çfarë bartësi është Martin Berishaj gjatë rrugëtimit mundësh me has dhe e ki objekt por tash për tash përse” ka thënë Rexhaj.

Deputeti Zemaj ka thënë se që nga viti 2001, Martin Berishaj ka qenë i afërt me bartësit e institucioneve të energjisë, politikës dhe se i njëjti gjatë këtij rrugëtimi i ka ndërruar pozicionet politike.

Seanca përfundojë me akuza në mes kryesuesit të komisionit, Hajdar Beqa dhe nënkryetarit të komisionit, Armend Muja. /kp/

Shpërndaje