Ministri i Kulturës Hajrullah Çeku ka njoftuar se ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Komunën e Podujevës për ndërtimin e një Qendre multifunksionale.

Postimi i plotë i ministrit Çeku:
Podujeva do të bëhet me Qendër Multifunksionale, edhe një investim i MKRS për fuqizimin e të rinjve tanë
Bashkë me Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit për projektin “Ndërtimi i Qendrës multifunksionale në Podujevë”, që do të zbatohet gjatë viteve 2022 dhe 2023. Për realizimin e këtij projekti Ministria e Kulturës siguron mbështetje financiare në vlerë prej një milion Euro.
