Peja e ka fituar Kupën e Kosovës në volejboll.
Në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Pallatin e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë dhe e cila është transmetuar drejtpërdrejt në RTK1, volejbollistët e skuadrës “verdhezi” në finale e kanë mposhtur KV Ferizajn.
Rezultati ka qenë 3:1.
Skuadra e Ferizajit ka arritur ta fitojë vetëm setin e tretë, ndërsa tre të tjerët i ka humbur.
Sonte gjithashtu është edhe finalja në kategorinë vajzave, ku takohen KV Drita e KV Fushë Kosova.