Ad image

VIDEO EKSKLUZIVE – Albin Kurti gjatë luftës në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, me zyrtarë të lartë amerikanë

Jeton Sopa
Jeton Sopa 18:42 -08/06/2022

Drejtuesit e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mesin e tyre Jakup Krasniqi, Ramë Buja e Sokol Bashota, ishin takuar me ish-shefin e parë të Zyrës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Larry Rossin. Në një video ekskluzive, të siguruar nga Kosovanews, në takimin e mbajtur në Shtabin e UÇK-së, në fshatin Dragobil të Malishevës, ishte i pranishëm edhe tash kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Pos Rossin, në takim, siç tregojnë pamjet, kanë qenë edhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikan. Kryeministri Albin Kurtin në atë kohë ka qenë sekretar i Zyres Politike të UÇK-së në Prishtinë e cila udhëhiqej nga veprimtari Adem Demaçi.

Rossin, përveç si shef i parë i Zyrës amerikane në Kosovë, më 1999, ai ka punuar në Misionin e OKB-së në Kosovë në vitet 2004-2006, për t’u kthyer sërish në janar të vitit 2008, pas shkarkimit të Steven Schookut, si zëvendësshef i UNMIK-ut, shkruan Kosovaneës. Larry Rossin do të mbahet mend si mbështetës i pavarësisë së Kosovës dhe si një nga diplomatët e rrallë që ka qenë pjesë e veprimeve konkrete për arritjen e këtij qëllimi. Ish-diplomati amerikan ka qenë i angazhuar në shumë misione ndërkombëtare. Ka punuar në NATO, ka qenë ambasador i SHBA-së në Kroaci, ndërsa ka mbajtur poste të ndryshme edhe në Departamentin e Shtetit. Ish-diplomati amerikan, Larry Rossin, ka vdekur në vitin 2012, nga një sëmundje e rëndë. /Kosovanews/

Shpërndaje