Ad image

Tottenhami zyrtarizon transferimin e Perisiçit

Bekim Morina
Bekim Morina 17:36 -31/05/2022

Tanimë ka përfunduar gjithçka mes Interit dhe Ivan Perisiçit, ku ky i fundit ka pranuar t’i bashkohet klubit londinez Tottenham Hotspur.

Tanimë ka përfunduar gjithçka mes Interit dhe Ivan Perisiçit, ku ky i fundit ka pranuar t’i bashkohet klubit londinez Tottenham Hotspur.

Këtë gjë e ka konfirmuar tani vetë Tottenhami, i cili në faqen zyrtare ka publikuar momentin e nënshkrimit të kontratës nga Perisiçit .

Ishte trajneri Antonio Conte ai i cili e dëshironte me çdo kusht transferimin e Perisiçit, ku edhe e kishte si prioritet nënshkrimin e kroatit.

Perisiç tani i bashkohet Tottenhamit, ku do të ribashkohet me trajnerin Conte, pasi që të dy ishin pjesë e Interit, kur ky i fundit e fitoi vitin e kaluar titullin e Serie A.

Në 254 paraqitje në të gjitha garat për Interin, Ivan Perisiç ka arritur të regjistrojë 55 gola dhe 49 asistime mbi emrin e tij.

Shpërndaje