Ad image

Kombëtarja e Kosovës mbërrin në Volos

Alban Begolli
Alban Begolli 15:06 -11/06/2022

Kombëtarja e Kosovës sot ka udhëtuar dhe është akomoduar në Volos, ku të dielën, do të luajë ndeshjen e katërt dhe të fundit për këtë muaj në Ligën e Kombeve, kundër Greqisë.

“Dardanët”, sot, në orën 19:00, sipas kohës lokale në Volos, do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes, teksa paraprakisht përzgjedhësi Alain Giresse dhe njëri nga futbollistët do të paraqiten në konferencë për media.

Kosova në këtë ndeshje të rëndësishme do të jetë pa shërbimet e Edon Zhegrovës, Ibrahim Dresevicit, Betim Fazlijit, Lirim Kastratit dhe Benjamin Kolollit.

Kujtojmë se Kosova pësoi humbje në ndeshjen e parë ndaj Greqisë 0:1. Kjo ndeshje ishte zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

Shpërndaje