Ad image

Kastrati: Presim rezultat pozitiv me Qipron

Bekim Morina
Bekim Morina 17:51 -31/05/2022

Kosova e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali para udhëtimit për në Qipro, pasi më 2 qershor do ta luajë ndeshjen e parë të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.

Si shumë të rëndësishme ndeshjen e parë në Qipro e ka vlerësuar mbrojtësi Lirim Kastrati.

“Presim rezultat pozitiv. Të gjithë jemi në formë të mirë, derisa kur je pjesë e ekipit kombëtar është një ndjenjë ndryshe. Besoj se do të japim maksimumin për t’i treguar vlerat e shtetit tonë”, ka thënë Kastrati.

Ai beson që Kosova mund të dalë e para e grupit në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

“Me punën serioze që jemi duke e bërë besoj se do të arrijmë sukses, ngase kemi kualitet dhe potencial”, ka shtuar ai.

Kastrati pret që “Dardanët” t’i qëndrojnë përkrah ekipit dhe së bashku t’u gëzohen sukseseve të reja.

Shpërndaje