Empoli dhe Juventusi do të takohen sonte në kuadër të javës së 36-të në Serie A.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Carlo Castellani”, me fillim prej orës 20:45, shkruan Gazeta Express.
Empoli, që e ka të siguruar mbijetesën, është në pozitën e 15-të në tabelë me 39 pikë.
Ndërsa, Juventusi është i dyti me 69 pikë.
Formacionet zyrtare:
Empoli: Vicario; Ebuehi, Ismajli, Luperto, Parisi; Grassi, Bandinelli; Akpa-Akpro, Fazzini, Cambiaghi; Caputo.
Juventus: Szczesny, Gatti, Bremer, Sandro, Barbieri, Rabiot, Locatelli, Mireti, Kostic, Milik, Vlahovic