Një burrë është raportuar i zhdukur nga i biri i tij të shtunën në fshatin Lubiqevë të Prizrenit.
Policia ka njoftuar të dielën se ankuesi ka thënë se babai i tij ka dalë nga shtëpia nga mesdita e së premtes dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Rasti është në procedurë hetimore.
“Fsh. Lubiqevë, Prizren 26.05.2026-13:30. Me 27.05.2023 një mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij viktima mashkull kosovar, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.