Ad image

Atentat në Shqipëri – Dalin pamjet ku në veturë vdiq 27 vjeçari

Alban Begolli
Alban Begolli 15:22 -11/06/2022

Aleksandër Sadikaj, 27-vjeç humbi jetën pasi makina  e tij shpërtheu teksa ishte në lëvizje në aksin Elbasan-Tiranë, në hyrje të kryeqytetit.

Policia dyshon se mjeti është hedhur në erë me një sasi lënde eksplozive teksa ishte në lëvizje e sipër.

Sadikaj, humbi të dyja këmbët dhe u transportua në gjendje të rëndë në spital, ku humbi jetën.

27-vjeçari është me origjinë nga Berati dhe burime për Abc bëjnë me dije se është proceduar më parë për tentativë vrasje, megjithatë policia nuk e ka ende të qartë nëse ngjarjet lidhen me njëra-tjetrën. Policia dhe RENEA ndodhen në vendin e ngjarjes.

ABCNews ka publikuar pamje nga atentati me tritol ndaj 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj mesditën e sotme në Tiranë. Siç bën me dije gazetari, momenti i shpërthimit është fiksuar nga një kamera sigurie e një biznesi aty pranë, ndërkohë që menjëherë mjeti shpërtheu në flakë duke mos i dhënë asnjë mundësi të riut për të shpëtuar.

LEXO EDHE:

Shpërndaje