Ad image

A pritet të ketë vërshime, tregon njohësi i çështjeve të emergjencave

Alban Begolli
Alban Begolli 15:36 -06/06/2022

Në ditët në vazhdim do të mbajë mot dinamik, i shoqëruar me erëra në formë stuhish, shkarkime rrufesh, me shi dhe vende-vende parashihen edhe reshje breshëri. Mirëpo, se a do të ketë vërshime e përmbytje siç u raportua të dielën. njohësi i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se nuk pritet të ketë vërshime që do të shkaktonin dëme të mëdha apo në rastin më ekstrem që të rrezikohet jeta e qytetarëve.

“Sipas Institutit Hidrometerologjik të Kosovës i cili është instituti zyrtar në Kosovë për parashikimin e motit, gjatë kësaj jave do të ketë reshje më të dendura shiu, mirëpo për shkak të mungesës së reshjeve kohëve të fundit jemi në deficit të ujit, andaj nuk pritet që të kemi vërshime të mëdha. Në zona urbane për shkak të infrastrukturës së dobët nëntokësore, shirat e rrëmbyshem mund të shkaktojnë përmbyjte të vogla, ndërsa në zona fushore ndonjë përroskë mund të dalë nga shtrati, mirëpo nuk priten vërshime që do të shkaktonin dëme më të mëdha apo në rastin më ekstrem që të rrezikohet jeta e qyetareve”, ka thënë njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti.

Tutje, për portalin rtv21.tv Ahmeti ka thënë se institucionet emergjente gjithmonë duhen të jenë të përgatitura për fatkeqësit natyrore, e në këtë rasat edhe për vërshime të mundshme, të cilat hyn në kategorinë e fatkeqësive natyrore.

“Këto institucione duhet që gjithmonë të jenë te përgatitura në rast nevoje të iu dalin në ndihmë qytetarëve, duke angazhuar resurset e nevojshme njerëzore dhe logjistike”, ka shtuar ai.

Ahmeti tha se vërshimet e shpejta që zakonisht ndodhin në vendin tonë shkaktojnë përmbytje në zonat fushore duke shkaktuar dëme në fusha, por edhe në ekonomi familjare si në zonat rurale ashtu edhe në ato urbane.

Njohësi e çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti për rtv21.tv ka thënë se keëtë javë reshjet nga IHMK janë të parashikuara në gjithë terrritorin e Kosovës, në një nuancë më të dendur mund të pritën në zonën perëndimore të Kosovës./21Media

Shpërndaje