Osmani takon presidentin e Kenias, flasin për avancimin e raporteve mes dy vendeve

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka takuar presidentin e Keias William Ruto. “Në takimin tonë të tretë brenda një periudhe njëvjeçare, me Presidentin e Kenias, William Ruto, diskutuam sërish për avancimin e raporteve në mes të Republikës së Kosovës dhe Kenias”, ka shkruar Osmani.