KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani ndan medalje, deputetja ukrainase Kravchuk: Kjo është për të gjitha femrat ukrainase që i shërbejnë vendit
Lajme

Osmani ndan medalje, deputetja ukrainase Kravchuk: Kjo është për të gjitha femrat ukrainase që i shërbejnë vendit

Kosova News
Kosova News 18:26 -23/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Prishtinë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndau medalje për gratë ukrainase për qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e vendit të tyre nga agresioni rus.

Deputetja ukrainase, Yevgenia Kravchuk, e cila mori këtë çmim në emër të të gjitha grave të Ukrainës, tha se është hera e parë që mban fjalim në një vend me kaq shumë njerëz të cilët shtoi se e kuptojnë se çfarë do të thotë të shohësh tanke në rrugët e tyre.

“Kjo është një medalje për të gjitha femrat ukrainase. Ato shërbejnë në Forcat e Armatosura, trajtojnë, japin mësim, prezantojnë Ukrainën në nivelin më të lartë”, tha Kravchuk.

Ajo kujtoi se që nga pushtimi në shkallë të gjerë, deputetet femra kanë marrë rolin e përfaqësuesve të vendit në nivel ndërkombëtar dhe janë angazhuar me sukses në diplomacinë parlamentare.

 “Kam mbajtur shumë fjalime pas 24 shkurtit, por kurrë në një vend ku kaq shumë njerëz e kuptojnë se çfarë do të thotë të shohësh tanke në rrugët e tyre. Kjo është ajo që po ndodh në Ukrainë. Ju bëj thirrje, partnerë të Ukrainës: Ne do të fitojmë!”, tha Kravchuk, duke marrë çmimin nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndryshe, Forumi ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë mbylli edicionin e tij të parë të dielën në Prishtinë.

Për dy ditë me radhë mbi 400 pjesëmarrës nga 33 vende të botës diskutuan në temën bosht “Ndërtimi i Aleancave për Paqe të Qëndrueshme”.

Mbi 26 panele në 4 salla të ndryshme treguan për rëndësinë e fuqizimit të grave, në tryeza të diskutimeve e veçanërisht në vendimmarrje.

Gjithashtu lexoni:

Moti sot i vranët dhe intervale me diell

Kramariq: Kosova s’mund të jetë pa institucione, “bota serbe” është kërcënim real

MAPL-ja i kundërpërgjigjet Asociacionit të Komunave për grantet e performancës dhe fondet e IPA-s

Lirohet kosovari që theri me thikë tre persona në Gjermani

Autoritetit i Konkurrencës ruan pavarësinë institucionale dhe mandatin ligjor – refuzon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga “Grupi LDK”, znj. Hykmete Bajrami

Kosova News 23/10/2022 23/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
few clouds
11° _ 10°
86%
1 km/h
Wed
21 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C
Sat
15 °C

Lajmet e Fundit

Gjobat e fushatave për zgjedhje, KQZ-ja do t’i ndalë mjetet nga fondi i partive
09:38 -21/05/2025
Tjetër fenomen i rrezikshëm në TikTok, Komisioni Evropian nis hetimet
09:21 -21/05/2025
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
08:49 -21/05/2025
26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut
08:47 -21/05/2025
Osmani sot nis vizitën shtetërore në Zvicër
08:46 -21/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?